
Tetovë / Universiteti i Tetovës nderon Lazim Destanin me çmimin kombëtar ”Fadil Sulejmani”
Në kuadrin e shënimit të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit dhe Shkollës Shqipe, Universiteti i Tetovës nderon filantropin Lazim Destani me Çmimin Kombëtar “Fadil Sulejmani”. Ky çmim, që mban emrin e themeluesit dhe Rektorit të parë të Universitetit të Tetovës, është një vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm që Lazim Destani ka dhënë për arsimin si dhe për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik e shoqëror të vendit.

Prishtinë / Lazim Destani, në Akademinë Përkujtimore “Epopeja e Nokshiqit” 1879-1880
Në Prishtinë shënohet 145-vjetori i Betejës së Nokshiqit dhe betejave heroike që zhvilluan luftëtarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në mbrojtje të Plavës e të Gucisë nga hordhitë pushtuese malazeze.

Prishtinë / Lazim Destani, në ceremoninë shtetërore për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Më 17 shkurt 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Ashtu si në përvjetorët e kaluar, e gjithë Kosova me dinjitet e krenari e festoi këtë datë historike për vendin.

Gjermani / Intervistë e Lazim Destanit, flet për votën e diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit në Republikën e Shqipërisë
Si anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, Lazim Destani dje ka dhënë një intervistë për Diaspora Today - një platformë informimi me qendër në Gjermani. Ai ka folur për rëndësinë e votës së emigrantëve (shtetas të Republikës së Shqipërisë) në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 Majit.

Tiranë / Mbahet Takimi i katërt Vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës
Në kuadër të Ditëve të Diasporës, si dhe për të kremtuar Ditën Kombëtare të Diasporës Shqiptare, 18 dhjetor, nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, u realizuan një seri aktivitetesh të organizuara nga Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe Këshilli Koordinues i Diasporës (KKD), të cilat kishin në fokus nderimin dhe vlerësimin e rolit të jashtëzakonshëm të diasporës në kultivimin e identitetit kombëtar.

Tetovë / Këshilli Koordinues i Diasporës merr pjesë në shënimin e 30 vjetorit të Universitetit të Tetovës
Këshilli Koordinues i Diasporës (KKD) ka marrë pjesë në Akademinë solemne për shënimin e 30 vjetorit të Universitetit të Tetovës. Kjo ngjarje solemne shënoi një moment të rëndësishëm për arsimin dhe kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Tetovë / Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës vizitojnë Komunën e Tetovës
Në kuadrin e aktiviteteve të Javës së Diasporës, Këshilli Koordinues i Diasporës (KKD) i kryesuar nga Kryetari i Këshillit, Mark Gjonaj ka realizuar një vizitë në Komunën e Tetovës. Grupin e Anëtarëve të KKD-së këtu e ka pritur kryetari i Komunës, Bilall Kasami dhe stafi i tij.

Kopenhagë/ Lazim Destani feston 28 Nëntorin në mesin e bashkatdhetarëve në Danimarkë
Në nderim të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar, Lazim Destani kësaj radhe i bashkohet festës së organizuar nga mërgata shqiptare në Kopenhagë. Përmes një programi të larmishëm dyditësh (27 – 28 nëntor), këtu u zhvilluan një varg ngjarjesh kulturore e sportive për ta shënuar në mënyrën më dinjitoze Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë apo siç njihet edhe si, Dita e Flamurit Kombëtar.

Berlin / Lazim Destani, në inaugurimin e panairit “Global Albanian Gastronomy Festival”
Në monumentin industrial Arena Halle në qendër të Berlinit, më 2 dhe 3 tetor, u mbajt panairi “Global Albanian Gastronomy Festival” (GAGF). Inaugurimi i këtij panairi mblodhi këtu më se një mijë vizitorë dhe ekzibitorë duke i bërë bashkë shumë përfaqësues biznesesh, kryesisht nga sfera e gastronomisë, të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare e nga diaspora.

Lazim Destani merr pjesë në konferencën “Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës”
Nën organizimin e shoqatës ‘Unioni i Afaristëve Vizioni – Preshevë, Medvegjë, Bujanoc’ dje i zhvilloi punimet Konferenca II Ekonomike me moton ‘Ekonomia shpëton Luginën e Preshevës’. Këtu ishin të pranishëm mbi 300 pjesëmarrës, nga të cilët mbi 200 biznese që vinin nga të gjitha viset shqiptare, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, nga diaspora, si Zvicra, vendet e BE-së, Turqia e deri nga Australia e largët.

Lazim Destani e priti në takim kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami
Në zyrën e tij në kompaninë Ecolog në Tetovë dje Lazim Destani e priti për vizitë kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Destani dhe Kasami zhvilluan biseda e diskutuan së bashku mbi mundësitë e bashkëpunimit publiko-privat mes Komunës së Tetovës dhe kompanisë Ecolog. Gjatë këtij takimi temë kryesore ishte ndërtimi i stadiumit të ri të qytetit për të cilin këto ditë kishte dalë dhe leja e ndërtimit.

Lazim Destani merr pjesë në promovimin e librit, ‘Si e zbuluam Zvicrën duke ecur’
Të shtunën, (14.09.2024) në Cyrih të Zvicrës u promovua libri i bashkautorëve Enver Robelli dhe Omer Xhemaili. Në në këtë ceremoni promovimi morën pjesë shumë personalitete të shquara si akademiku Ali Aliu, filantropi Lazim Destani, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër Mentor Latifi, nga Ambasada e Shqipërisë Valon Gashi e shumë personalitete të tjera shqiptare.

Zvicër / Lazim Destani merr pjesë në ballon e organizuar nga ‘Swissalbs’
Dje në Sallën e Kongreseve në Zyrih, përmes një ceremonie festive, u zhvillua edicioni i katërt i Ballos që tash e disa vite organizohet nga ‘Swissalbs’. Kjo ngjarje tradicionale bashkon sipërmarrës shqiptarë që veprojnë në Zvicër ndërsa ka për qëllim të njohë dhe vlerësojë arritjet dhe kontributin e sipërmarrësve dhe individëve të suksesshëm të komunitetit shqiptar në këtë vend. Lazim Destani ishte një nga personalitet shqiptare të ftuara për të marrë pjesë në këtë Ballo.

Itali / Lazim Destani merr pjesë në ceremoninë e përurimit të statujës së Gjergj Kastriotit në Horën e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi), Sicili
Përmes një ceremonie festive dje (30. 08. ’24) në Horën e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi), Sicili, u përurua statuja e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Tetovë/ Përurohet donacioni i Ecolog-ut për Spitalin Klinik të Tetovës
Falë donacionit nga kompania Ecolog e filantropit Lazim Destani dje u përuruan repartet e rinovuara të Spitalit Klinik të Tetovës. Realizimi i këtij projekti ka sjellë transformim të plotë të reparteve të sëmundjeve interne. Gjashtë repartet kryesore të mjekësisë interne - pediatria, endokrinologjia, neurologjia, psikiatria, kabineti EEG dhe EMG si dhe pavijoni i laboratorit, tashmë ofrojnë shërbime shëndetësore sipas standardeve më të larta europiane. Ky donacion gjithashtu përfshin punime rikonstruksioni të hyrjes kryesore si dhe fasadës së godinës.

Prishtinë / Lazim Destani, në 10 vjetorin e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare
Rreth 350 përfaqësues biznesesh ishin të pranishëm në ngjarjen e organizuar nga Degët e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare. Ky takim, që gjithashtu shënoi 10 vjetorin e Rrjetit, u zhvillua me datë 17 dhe 18 Maj në Prishtinë.

Kroaci / Vizita e Lazim Destanit dhe Nazmi Jakurtit, pasqyrë e marrëdhënieve të forta në Diasporë
Aktivitetet e komunitetit shqiptar në Kroaci këtë fundjavë janë pasuar nga vizita e dy personaliteteve të Diasporës shqiptare, Kryetarit të Nderit të Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës dhe njëherit Anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, Lazim Destani, dhe Kryetarit të Lidhjes Shqiptare në Botë, juristit të mirënjohur nga radhët e diasporës shqiptare në Zvicër, Nazmi Jakurti.
Lazim Destani mori pjesë në takimin e organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës
Si i ftuar special, Lazim Destani mori pjesë në takimin e organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës (KKK) që u mbajt te Klubi Ekonomik (Wirtschaftsclub) në Dyzeldorf të Gjermanisë. Kolegji i Kirurgëve të Kosovës është organizatë shkencore dhe avokuese në shërbim të avancimit të disiplinave të kirurgjisë në Kosovë.
Prishtinë / Lazim Destani, në pritjen shtetërore me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës
Me rastin e shënimit të 16 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, i ftuar në këtë ceremoni, Lazim Destani merr pjesë në pritjen shtetërore të krerëve të vendit, Presidentes Vjosa Osmani, Kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe Kryeministrit Albin Kurti.
Kaçanik / Lazim Destani viziton Kullën e Nikajve në Kaçanik
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Lazim Destani ishte pjesë e auditorit që ndoqën premierën e filmit dokumentar, ‘Gratë, Lufta dhe Paqja’. Dokumentari u shfaq te Kulla e Nikajve në Kaçanik, ndërsa ishte produksion i studentëve nga Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Sociale e Humanistike. Në këtë dokumentar filmik u prezantuan dëshmitë e grave që vinin nga familjet e dëshmorëve dhe që gjatë luftës kishin qenë pjesë e mbështetjes logjistike.