Prishtinë / Lazim Destani, në Akademinë Përkujtimore “Epopeja e Nokshiqit” 1879-1880

Prishtinë / Lazim Destani, në Akademinë Përkujtimore “Epopeja e Nokshiqit” 1879-1880

Në Prishtinë shënohet 145-vjetori i Betejës së Nokshiqit dhe betejave heroike që zhvilluan luftëtarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në mbrojtje të Plavës e të Gucisë nga hordhitë pushtuese malazeze.

Akademia ‘Epopeja e Nokshiqit’ u mbajt në hotel Emerald, ndërsa të pranishëm ishin rreth 700 pjesëmarrës që vinin nga të gjitha trojet shqiptare e nga diaspora. Të ftuarit e nderit në këtë ngjarje me karakter historik e kombëtar ishin personalitete të shquara nga bota shqiptare politike e diplomatike, nga sfera akademike, shoqërore e kulturore, si dhe emra të shquar nga bota e biznesit.

Në pjesën e parë të kësaj ngjarje përkujtimore, historianët përmes kumtesave të tyre sollën detaje mbi betejat heroike që zhvilluan luftëtarët shqiptarë në mbrojtje të atdheut. Ndërsa përmes fjalëve të tyre përshëndetëse, figura të shquara si, ish-Presidenenti Fatmir Sejdiu, Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, e të tjerë, e çmuan lart mbajtjen e kësaj Akademie. Ata gjithashtu falënderuan Këshillin organizues dhe historianët të cilët përmes kumtesave të tyre e sollën tek brezi i sotëm  këtë ngjarje të lavdishme të historisë sonë kombëtare.

Në Prishtinë shënohet 145-vjetori i Betejës së Nokshiqit dhe betejave heroike që zhvilluan luftëtarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në mbrojtje të Plavës e të Gucisë nga hordhitë pushtuese malazeze.

Mbi pjesëmarrjen e tij në shënimin e këtij përvjetori, Lazim Destani në postimin e tij në Facebook shkruan:

Akademia Përkujtimore “Epopeja e Nokshiqit” që u mbajt dje në Prishtinë ishte aktivitetit i radhës i drejtuesve të ‘Gazeta e Alpeve’ në bashkëpunim me Këshillin Organizues të Akademisë . Epopeja e Nokshiqit, apo betejat heroike të Nokshiqit të viteve 1879-1880, janë ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare që shpërthyen si revoltë e popullit shqiptar ndaj vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlinit (1878).

Me kënaqësi e pranova ftesën për të marrë pjesë në këtë Akademi Përkujtimore, në respekt të organizatorëve - drejtuesve të ‘Gazeta e Alpeve’, por mbi të gjitha, në nderim të atyre që u ngritën e luftuan me armë në dorë për mbrojtjen e tokave tona stërgjyshore.

Në këtë Akademi morën pjesë përfaqësues institucionesh shtetërore, figura të shquara nga diaspora, si dhe personalitete nga fusha e historisë, kulturës e biznesit, nga të gjitha trojet tona. Ky manifestim shënon një tjetër hap në përpjekjet për të rikthyer në vëmendje epopetë historike të popullit shqiptar, duke forcuar kështu ndjenjën e identitetit dhe krenarisë kombëtare.

Mes dhjetëra akademikëve, historianëve e qindra të ftuarve, pata kënaqësinë të dëgjoj fakte e dëshmi për betejat e Nokshiqit, por edhe të takohem e të bisedoj me shumë bashkatdhetarë të mërgatës sonë nga Nokshiqi, nga krahina e Plavë-Guicisë, përfaqësues të denjtë të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke e çmuar lart këtë aktivitet dinjitoz, i falënderoj organizatorët për ftesën, ndërsa i përgëzoj për kontributin e tyre për ruajtjen dhe promovimin e vlerave historike kombëtare, duke i sjellë ato në vëmendjen e brezit të ri.

Previous
Previous

Tetovë / Universiteti i Tetovës nderon Lazim Destanin me çmimin kombëtar ”Fadil Sulejmani”

Next
Next

Prishtinë / Lazim Destani, në ceremoninë shtetërore për Ditën e Pavarësisë së Kosovës