Memorandum bashkëpunimi me USAID-in
Lazim Destani, kryetar nderi i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit për Bashkëpunim mes Rrjetit dhe USAID-it. Në këtë ceremoni, USAID-in e përfaqësoi James Hope, drejtor i zyrës së kësaj Agjencie në Republikën e Kosovës.
Marrëveshja e nënshkruar në Prishtinë mes tjerash paraqet dëshmi për përkushtimin institucional edhe të SHBA-ve në mbështetjen e kompanive vendore për eksportimin e produkteve të tyre në kompanitë e diasporës shqiptare nëpër botë.
Aftësimi i kompanive shqiptare, për të konkurruar me sasi, cilësi dhe çmime në tregjet perëndimore, paraqet sfidën dhe mundësinë më të mirë për zhvillimin ekonomik të rajonit.