Konferenca e ministrave të jashtëm të Europës Juglindore, organizuar nga Instituti ASPEN

Lazim Destani mori pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti ASPEN në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe Ambasadën e Çekisë në Berlin.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe ministri gjerman i punëve të jashtme, Sigmar Gabriel, ministri i jashtëm i Republikës Çeke, Lubomir Zoralek, ministri shqiptar i punëve të jashtme, Ditmir Bushati si dhe ministra të punëve të jashtme nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu pjesëmarrës ishin edhe shumë përfaqësues nga sfera e biznesit.

Në panelin e parë të diskutimeve u potencua nevoja e mbështetjes së Ballkanit Perëndimor përmes investimeve në infrastrukturë. Gjermania dhe vende të tjera europiane u inkurajuan të investojnë në rajon, ndërsa Deutsche Telekom u veçua si një nga shembujt pozitiv me investimet që ka bërë në Ballkan.

Zonat e Lira Ekonomike u potencuan si mundësi dhe formë e mirë për tërheqjen e investitorëve.  Sipas panelistëve, që kur janë ofruar këto zona ekonomike, në Ballkanin Perëndimor janë investuar mbi 2,5 miliard euro.

Në pjesën e dytë të takimit, ministri i jashtëm i Republikës Federale të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, dha një pasqyrë të përgjithshme për mbështetjen që Gjermania dhe Bashkimi Europian po i japin Ballkanit Perëndimor për integrimet Euro-Atlantike.

Previous
Previous

Mbledhja e 22-të Ndërkombëtare, Berlin

Next
Next

Memorandum bashkëpunimi me USAID-in