Forumi Ekonomik i Prodhuesve Shqiptarë

Forumi Ekonomik i Prodhuesve Shqiptarë u mbajt në Pejë. Ky forum i solli së bashku një varg entitetesh ekonomike si, Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, etj. Gjithashtu në takim morën pjesë edhe përfaqësues institucionesh si, kryeparlamentari i Republikës së Kosovës, kryetari i komunës së Ulqinit dhe shumë figura të tjera nga mbarë trevat shqiptare.

Para të pranishmëve në këtë Forum dhe përmes tyre edhe më gjerë, Lazim Destani dërgoi mesazh motivues e inkurajues duke potencuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkufitar. Ky bashkëpunim potencon ai, do ta përshpejtojë procesin e integrimit dhe të krijimit të vlerave më të larta në ekonominë e lirë dhe do ta stimulojë rritjen e tregut.

Pjesë e Forumit ishte edhe akti i nënshkrimit të kontratës së parë biznesore të organizatave bashkëpunuese, për të cilën Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës ka punuar intensivisht gjatë viteve të fundit.

Previous
Previous

Memorandum bashkëpunimi me USAID-in

Next
Next

Intervistë në gazetën Zëri: Diaspora shqiptare, investimet e huaja dhe stabiliteti politik