Lazim Destani nderohet me titullin Doctor Honoris Causa

Lazim Destani, nëpërmjet një ceremonie të veçantë në kuadër të shënimit të 23 vjetorit të Universitetit të Tetovës nderohet me titullin Doctor Honoris Causa. Ky titull i jepet Lazim Destanit për kontributin e tij filantropik në fushën e arsimit, artit dhe sportit.

Në fjalën e tij gjatë pranimit të titullit, ai shprehu mirënjohje për këtë nderim që po i bëhet duke thënë se këtë titull e ndan me familjen e tij dhe me shumë njerëz të tjerë që i ka patur pranë përgjatë karrierës. Ai gjithashtu nënvizoi se ende i ka të freskëta kujtimet mbi përpjekjet dhe sakrificat që janë bërë për themelimin e Universitetit të Tetovës.

Duke iu referuar aktiviteteve të tij filantropike dhe rëndësisë së filantropisë, Lazim Destani tha:

“Për ta çuar përpara ekonominë dhe shoqërinë në përgjithësi, filantropia paraqet një fushë të rëndësishme aktivitetesh dhe meriton vëmendjen e afaristëve. Afarizmi gjithsesi mbetet gjenerator i rëndësishëm për zhvillimin e një vendi, por filantropia është poashtu një vegël kyç për adresimin e sfidave të shoqërisë dhe është shumë më shumë sesa bamirësia.

Ndërsa Arbër Çeliku, pro-rektor dhe anëtar i komisionit recenzues gjatë leximit të vendimit tha:

”Profili i tij prej humanisti dhe atdhetari nuk mund të përmblidhet thjesht vetëm në një sekuencë të shkruar të formës gjuhësore, por arrin spektrin e hyjnores dhe të përjetshmes”.

Ngjarjen e plotë nga ceremonia e pranimit të titullit Doctor Honoris Causa
mund ta ndiqni duke klikuar videon më poshtë.

Previous
Previous

Pritje me karakter biznesi në Wirtschaftclub, Dyzeldorf

Next
Next

Delegacioni nga diaspora adreson sfidat e politikave