Pritje me karakter biznesi në Wirtschaftclub, Dyzeldorf
Lazim Destani, me rastin e fillimit të këtij viti, merr pjesë në një pritje private në Klubin Ekonomik (Wirtschaftsclub) në Dyzeldorf. Ky takim i bëri bashkë 400 mysafirë të shquar nga komuniteti i biznesit, politikanë e gazetarë të rajonit North Rhine-Westphalia.
Pritja ishte një ngjarje informale, ajo gjithashtu ishte dhe një mundësi e mirë për të diskutuar mbi rolin e këtij rajoni si nyjë e biznesit ndërkombëtar, si dhe mbi mënyrën se si do të përballet Gjermania si e tërë me sfidat dhe pritshmëritë e kësaj bote që po ndryshon me të shpejtë.
Si njeri që vjen nga sfera e biznesit dhe tash një filantrop, z. Destani pati kënaqësinë e vaçantë të takohet me miq të shumtë ndër të cilët, me Konsullin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, Michael Kelly, Ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Skënder Xhakaliu, dhe politikanin Carsten Linnemann nga partia Unioni Kristian Demokrat (CDU) i cili mbajti një fjalim të ngjeshur duke shfaqur pikëpamjet e tij mbi disa nga sfidat me të cilat përballet Gjermania.
Gjatë bisedës pas këtij eventi, z. Destani tha:
“Ky rajon dhe përballja e tij me mentalitetin e biznesit të jashtëm është relevante dhe me rëndësi të veçantë për bizneset shqiptare dhe për prosperitetin e Europës Juglindore. Unë e pata për kënaqësi t’i pasqyroj këto interesa lokale dhe të zhvilloj biseda duke shkëmbyer mendime e ide me aq shumë njerëz.”