Prishtinë / Lansohet në Kosovë “OneFor”, aplikacion i ri për shërbime financiare digjitale

Lansohet në Kosovë “OneFor”, aplikacion i ri për shërbime financiare digjitale

Kompania OneFor Holding GmbH, me bazë në Dusseldorf të Gjermanisë ka lansuar zyrtarisht aplikacionin “OneFor” në Republikën e Kosovës. Ky lansim tashmë e ka futur Kosovën në hartën e vendeve të Bashkimit Europjan ku kjo kompani ofron shërbime financiare digjitale. Kompania OneFor Holding GmbH është pjesë e Grupit të bizneseve në pronësi të familjes së biznesmenit Lazim Destani.

Ilir Aliu, Drejtor Menaxhues i OneFor Holding, në ceremoninë inauguruese në Prishtinë tha se “OneFor” është kompania më e re në Kosovë dhe se synimi i kësaj kompanie është zgjerimi edhe në vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë.

“Ne i filluam operacionet tona në 2021 në 13 shtete të BE-së duke qenë fillimisht të fokusuar te shtetet gjermanofolëse, ndërsa tani jemi prezent edhe në nëntë shtete jashtë BE-së. Synimi ynë është që ta përfshijmë rajonin e Ballkanit për të vazhduar më tej shtrirjen në kontinentet tjera. Kosova ka arritur zhvillim të jashtëzakonshëm në sferën e teknologjisë dhe ka potencial të madh për përqafimin e zhvillimeve të reja tek shërbimet digjitale financiare. Platforma OneFor është gjithëpërfshirëse, çdokush që hap platformën tonë mund t’i realizojë të gjitha pagesat kudoqoftë, brenda vendit e kudo në botë. Me pesë hapa krijohet llogaria, dhe me tre hapa bëhet çdo operacion, pra çdo gjë bëhet me kanale digjitale. Siguria është e rëndësishme, ne i përmbushim të gjitha kërkesat e bashkësisë europiane”, tha Aliu.

Lansohet në Kosovë “OneFor”, aplikacion i ri për shërbime financiare digjitale

Guvernatorit i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismajli tha,

“OneFor është Platformë e liçencuar nga Banka Qendrore e Kosovës. Për BQK-në sistemi i sigurt dhe efektiv i pagesave mbetet objektivi ynë kryesor. BQK-ja ka marrë veprime sa i përket kornizës ligjore për t’i liçencuar këto institucione financiare jo-bankare. Në mendojmë se do të rritet konkurrenca në shërbimet financiare, do të ulet kostoja dhe po ashtu do të mundësohet qasja në financa.”

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati. Ai u shpreh i kënaqur që “OneFor” tashmë është edhe në Kosovë.

“Është kënaqësi të jem këtu në lansimin e këtij aplikacioni për pagesa online. Shfrytëzimi i kësaj metode edhe për mua si ministër i Financave dhe si qeveri është tepër i rëndësishëm sepse nënkupton likuiditet më të lartë në sistemin financiar dhe njëkohësisht, edhe formalizmin më të lartë. Pra çdo transaksion mund të përcillet dhe duhet të paguhet edhe tatim për të”, tha Murati.

Zv.Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Matthias Conrad, tha se “OneFor”, është një institucion gjerman jo-bankar që po hyn në tregun kosovar, premton digjitalizim e thjeshtësim të remitancave dhe shërbimit të pagesave.

“OneFor është një investim i jashtëzakonshëm gjerman këtu në Kosovë. Gjermania nuk është vetëm partneri më i rëndësishëm tregtar i Kosovës, është donator i madh financiar, me shërbimet më të mëdha në Kosovë dhe investitorët më të mëdhenj të huaj të drejtpërdrejtë. Dhe më vjen mirë të them se ky trend i investimeve të huaja direkte nga Gjermania është në rritje gjatë viteve të fundit, dhe paraqet një faktor kyç të rritjes në ekonominë kosovare. Përveç kësaj, Gjermania ka diasporën më të madhe kosovare e cila përbën një pjesë shumë të madhe të remitancave, rreth 40%, dhe të gjitha këto fakte dhe shifra janë një lajm shumë i mirë për produktin tuaj. Me OneFor, një institucion gjerman jo-bankar që po hyn në tregun kosovar, premton digjitalizim dhe thjeshtësim të remitancave dhe shërbimeve të pagesave. Ju keni vërtetuar se Kosova ka shumë për të ofruar me popullatën e saj dinamike, të talentuar dhe pro-evropiane”, tha Conrad.

Lansohet në Kosovë “OneFor”, aplikacion i ri për shërbime financiare digjitale

Afaristi Lazim Destani, në faqet e tij në rrjetet sociale, ka shprehur kënaqësinë e tij për risinë që po i sjellin Kosovës. Në vijim, teksti i postimit të z. Destani në Facebook:

“Kësaj radhe nuk mund ta fsheh kënaqësinë time për risinë më të fundit që i sjellim Kosovës, Platformën OneFor. Përmes një ceremonie festive këto ditë në Prishtinë, lansuam këtë platformë për shërbime financiare digjitale. Gëzohem kur në trojet tona sjellim risi dhe ecim me hapin e kohës duke i ndjekur përparimet e shpejta të teknologjisë e duke i bërë ato të dobishme për gjithë rajonin tonë. 

Platforma OneFor sjell më shumë lehtësira, siguri, liri dhe shpejtësi në shërbimet financiare si dhe ka bërë që edhe Kosova të jetë tashmë në mesin e vendeve europiane ku ajo operon. Shpresoj sa më shpejt ta shtrijmë lansimin e OneFor në të gjitha vendet e rajonit tonë 

Për pjesëmarrjen e tyre në këtë inaugurim solemn, falënderoj gjithë miqtë, afaristët, partnerët tanë dhe autoritetet shtetërore, politike e diplomatike mes të cilëve Ministrin e Financave Hekuran Murati, Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës Ahmet Ismaili, dhe Zv.Ambasadorin Gjerman në Prishtinë Matthias Conrad.

Kompania OneFor Holding GmbH e themeluar para dy vitesh në Gjermani, me shtrirje edhe nëpër BE, nuk është vetëm një hap i madh përpara për Kosovën, por edhe synon avancim rrënjësor të shërbimeve financiare digjitale gjithandej nëpër botë.”

Lansohet në Kosovë “OneFor”, aplikacion i ri për shërbime financiare digjitale
Previous
Previous

Tetovë / Lazim Destani merr pjesë në aktivitetet e Javës së Veçantë Studimore

Next
Next

Lazim Destani ndjek ndeshjen miqësore të KF Shkëndija me FC Wil nga Zvicra