Forumi Ekonomik i Diasporës Shqiptare në Prishtinë

Lazim Destani foli mbi rëndësinë e ligjit dhe rendit, tregjeve efektive dhe marrëdhënieve me investuesit e huaj për rritjen e investimeve në rajon.

Këtë pikëpamje ai e paraqiti në Forumin Ekonomik të Diasporës që u mbajt në Prishtinë, ku u takuan së bashku institucionet e larta të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë si dhe asociacionet ekonomike dhe biznesore nga këto vende.

“Së bashku me institucionet, gjatë punimeve të forumit i adresuam kërkesat për krijimin dhe ngritjen e ambientit të biznesit duke filluar nga rendi dhe ligji e deri te masat për rritjen dhe bashkimin e tregjeve tona kombëtare. Rritja e tregjeve është parakusht për tërheqje investimesh në trojet tona. Qeveritë e të dy shteteve tona publikisht u zotuan se shumë shpejt do t’i heqin ‘kufijtë’ ekonomik dhe tregtar.” – tha Lazim Destani.

Ai gjithashtu theksoi se çdo biznesmen shqiptar, me aktivitet kudoqoftë në botë, paraqet potencial për investime por sipas tij, ky potencial rritet kur bashkohen burimet siç janë kapitali, eksperienca dhe dija edhe me partnerë të huaj. Gjithashtu ai u zotua se edhe më tutje do të vazhdojë me mbështjen dhe inkurajimin e inciativave për investime në rajon, ndërsa në mënyrë të veçantë e potencoi angazhimin e tij për modelimin e remitencave sociale në investime kapitale.

Previous
Previous

Delegacioni nga diaspora adreson sfidat e politikave

Next
Next

Lazim Destani takoi kryeministrin e Republikës së Afrikës Qendrore