Lazim Destani viziton Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Z. Bajram Begaj

Mr. Lazim Destani and Mr. Bajram Begaj handshake.

Lazim Destani dje e ka vizituar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, i cili rishtazi erdhi në detyrën e tij të re si President i Republikës.

Ja postimi i plotë i Lazim Destanit në Facebook:

“Sot pata nderin dhe kënaqësinë të realizoj një vizitë uruese te Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj. Përmes kësaj vizite, Presidentit Begaj i shpreha urimet e mia më të mira e të përzemërta për postin e tij të ri duke i uruar shëndet dhe suksese në këtë detyrë të rëndësishme në krye të vendit. Njohja e më hershme me z. Begaj i dha ngrohtësi të veçantë këtij takimi. Jam me besimin e plotë se z. Begaj duke qenë një ushtarak karriere, mjek dhe njeri me integritet, do ta përmbushë me profesionalizëm të lartë detyrën e tij si President i Republikës.

Gjatë këtij takimi, ku isha i shoqëruar nga disa anëtarë të Këshillit Koordinues të Diasporës, patëm rastin ta njoftojmë Presidentin në përgjithësi mbi aktivitetet e KKD si dhe diskutuam aspekte të ndryshme  mbi rolin e KKD-së. Me këtë rast gjithashtu biseduam në përgjithësi mbi çështje të ndryshme që lidhen me Diasporën tonë gjithandej nëpër botë. Presidenti Begaj e çmoi lart punën ndër vite që po bën Këshilli si dhe ofroi mbështetjen e plotë institucionale për punën e mëtejshme të KKD-së.”

Previous
Previous

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, vlerësim mirënjohjeje për Lazim Destanin

Next
Next

Lazim Destani, në Samitin e III të Grave të Biznesit të Diasporës