Lazim Destani merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Vendet e Ballkanit – Pjesa që mungon për të qenë Europa e plotë”

Biznesmeni dhe filantropi Lazim Destani ndodhet këto ditë në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku po merr pjesë në konferencën dy-ditëshe që mbahet më 1-2 korrik, “Vendet e Ballkanit – Pjesa që mungon për të qenë Europa e plotë”.

Në këtë konferencë që po i zhvillon punimet në kuadër të nismës PRESPA FORUM DIALOGUE 2021, marrin pjesë udhëheqës të vendeve të Ballkanit si dhe politikanë e diplomatë të lartë nga Bashkimi Europian dhe ShBA që janë ekspertë për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në. Pesha dhe përmasat e kësaj Konference, me mbi 300 pjesëmarrës, e bëjnë këtë ngjarje të jetë e para e këtij niveli, e mbajtur ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut.

“Këto dy ditë po i ndjek punimet e Konferencës Ndërkombëtare në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog që mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, organizuar nga Qeveria e vendit.

Nga disa panele të zhvilluara paralelisht, sot para dite e ndoqa seancën për Ekonomi dhe Biznes ku folësi kryesor ishte Zv.Ndihmës Sekretari Shtetëror i SHBA-ve për Europë, Mathew Palmer. Seanca përfundoi si shumë e suksesshme duke sjellë frymë dhe pritshmëri reale për zhvillimin ekonomik të vendeve tona e të rajonit në përgjithësi.

Me interes të veçantë e ndoqa seancën e pasditës, ‘Rruga drejt Prespës’, ku folësi kryesor ishte Kryeministri, Zoran Zaev. Në këtë panel, lidhur me tejkalimin e sfidave në rajonin tonë, pikëpamje optimiste shfaqën zyrtarë të lartë e diplomatë nga Bashkimi Europian dhe ShBA, si Philip Reeker, Johannes Hahn, Mathew Nimetz, Lordi Robertson, e të tjerë”, shprehet filantropi Destani lidhur me konferencën.

Previous
Previous

Lazim Destani dhuron dhjetë autoambulanca për spitalet e Maqedonisë së Veriut

Next
Next

Lazim Destani, pjesë e aktivitetit për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Remitancave