Biznesmenë nga Diaspora dhurojnë komplete testimi për Covid 19

President nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës dhe kompanisë “Ecolog”, Lazim Destanit, Nazmi Viqa nga “ABBRUCH AWR” si dhe Remzi Ejupi i kompanisë “Eurokoha” i kanë dhuruar dy mijë komplete testimi për Covid-19 Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut.

Këtë donacion e pranoi Zv. Kryeministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në rolin e tij si Koordinator për ndihmat nga jashtë vendit. Ceremonia e dorëzimit të donacionit u mbajt te Sekretariati për Çështje Evropiane.

Donacionin e siguruan sipërmarrësit Lazim Destani nga kompania “Ekolog”, Nazim Viqa nga kompania “ABBRUCH AWR” dhe Remzi Ejupi nga kompania “Eurokoha”. Testet janë paraparë për Institutin e Shëndetit Publik dhe menjëherë do të vendosen në funksion.

Zv. Kryeministri Osmani në ceremoninë e dorëzim-pranimit të donacionit u shprehu mirënjohje biznismenëve:

“Mirënjohje të sinqertë deri tek gjithë bashkësia e biznesit për mbështetjen e vazhdueshme gjatë përballjes me Covid-19. Natyrisht, mirënjohje të veçantë për z. Destani, z. Viqa dhe z. Ejupi për donacionin e sotëm, i cili paraqet mbështetje të rëndësishme në përballje me pandeminë” – theksoi Osmani gjatë pranimit të donacionit.

Përfaqësuesi i donatorëve në këtë rast nënvizoi se ky ishte një kontribut simbolik për vendin në përpjekjet për të luftuar pandeminë.

Previous
Previous

Diaspora dhuron pesë mijë teste për COVID-19 për Ministrinë e Shëndetësisë në Shqipëri

Next
Next

Lazim Destani takon Konsullin e Kosovës: Mundësi bashkëpunimi për investime