Lazim Destani në Odën Ekonomike të MVP: Me rëndësi bashkëpunimi në treva

Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare Z. Lazim Destani ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me z. Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

“Dje pata kënaqësinë ta vizitoj këtë Odë Ekonomike e të njihem nga afër me punën e vyeshme dhe planet ambicioze të ekipit të saj” shkruan Destani një profilin e tij në facebook.

Gjatë takimit u diskutuan e shkëmbyen mendime mbi një sërë çështjesh që lidhen me ekonominë dhe komunitetin e biznesit, me qëllim mbrojtjen, promovimin si dhe mundësitë e bashkëpunimit mes bizneseve të rajonit por edhe ato të diasporës sonë.

“Me këtë rast e potencova rëndësinë e veçantë të forcimit të bashkëpunimit mes Odave Ekonomike të trevave tona si dhe me Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare. Kohezioni mes Odave e rrit nivelin e mbrojtjes së bizneseve e të bashkëpunimit mes anëtarëve të tyre por edhe krijon mundësi sinergjizimi për investime kapitale” shkruan më tej sipërmarrësi dhe filantropi Destani.

Previous
Previous

Dhoma e Biznesit të Diasporës prezanton: Perspektiva të reja investimi në atdhe

Next
Next

Oda Ekonomike vlerëson Lazim Destanin për mbështetjen e bizneseve në Diasporë