Festa e ditëlindjes së Mbretëreshës dhe 25 vejtori i marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar
Lazim Destani, i ftuar në festën e ditëlindjes së Mbretëreshës, ishte pjesë e këtij manifestimi të organizuar nga Ambasada e Britanisë në Maqedoni. Ngjarja që shënoi ditëlindjen e nëntëdhjetedytë të Mbretëreshës mblodhi nga rajoni shumë njerëz me ndikim, përfshirë Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, kryetarë komunash, përfaqësues diplomatik, përfaqësues të mediave e të biznesit.
Z. Destani mori pjesë në cilësinë e filantropit dhe Drejtuesit të Bordit Këshilldhënës në Ecolog International – kompania që sponzoroi ngjarjen dhe që bashkëpunon me Ministrinë e Mbrojtes të Mbretërisë së Bashkuar në projekte të integruara logjistike anembanë botës.
Ngjarja e këtij viti ishte e një rëndësie të veçantë ngaqë shënoi gjithashtu edhe përvjetorin e 25-të të marrëdhënieve diplomatike mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë. Këtu z. Destani takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Charles Garett si dhe figura të tjera nga përfaqësitë diplomatike në vend, me ç’rast ai shprehu kënaqësi për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e këtij përvjetori të rëndësishëm.
Lazim Destani tha:
“Ishte kënaqësi të jem pjesë e manifestimit të sivjetëm për shënimin e ditëlindjes së Mbretëreshës. Ishte një mbrëmje feste, por edhe shprese se me aleatë diplomatik si Mbretëria e Bashkuar, vendi ynë do të vazhdojë drejt fuqizimit gjithnjë e më të madh.”
Ambasadori i Britanisë në Maqedoni, Charles Garett tha:
“Do të doja në mënyrë të veçantë t’i referohem Ecolog-ut si sponsor kryesor i kësaj mbrëmje. E di që Ecolog-u ka lidhje të forta me Mbretërinë e Bashkuar sidomos në furnizimin me ushqim të trupave britanike anekënd botës, dhe ne jemi mirënjohës për mbështetjen e tyre zemërgjerë.”