Prishtinë / Lazim Destani merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vienës

“Vienna Economic Talks - Prishtina Meeting 2023”

Biznesmeni Lazim Destani sot ka marrë pjesë në konferencën me temë “Vienna Economic Talks - Prishtina Meeting 2023”. Në kuadër të Forumit Ekonomik të Vienës konferenca u mbajt në Prishtinë, nën patronatin e kreut të shtetit Albin Kurti.

Të pranishëm në konferencë ishin Kryeministri Albin Kurti, Sekretarja e Përgjithshme e Forumit Ekonomik të Vienës Elena Kirtcheva, Kryetari i Forumit Ekonomik të Vienës Victor Jackovich, përfaqësues institucionesh financiare si, Presidentja e Bankës Europiane për Investime Lilyana Pavlova, Ministra e autoritete të Qeverisë së Kosovës si dhe përfaqësues kompanishë të njohura nga Europa dhe rajoni.

Konferenca i zhvilloi punimet në tre seanca njëra pas tjetrës, ndërsa temat që u trajtuan ishin:

  • Bashkëpunimi rajonal në hapësirë të fragmentuar

  • Investimet e qëndrueshme në kohë krizash e në hapësirë të fragmentuar

  • Inovacioni dhe teknologjia si parakushte për zhvillimin e ardhshëm ekonomik

Duke e vlerësuar peshën e kësaj konference ndërkombëtare të nivelit të lartë, në rrjetet e tij sociale Lazim Destani shkruan,

“I ftuar nga Presidenti i Vienna Economic Forum (VEF) sot pata nderin të marr pjesë në Konferencën me temë, “Vienna Economic Talks - Prishtina Meeting 2023” që i zhvilloi punimet në Prishtinë nën patronatin e Kryeministrit Albin Kurti.

Në fjalën e saj hapëse të konferencës, Ambasadorja Elena Kirtcheva, Sekretare e Përgjithshme e VEF, tha se qëllimi kryesor i Forumit është konsolidimi i rajonit në aspektin e zhvillimit ekonomik. Ndër të tjera ajo nënvizoi se rajoni ka nevojë për Europën por edhe Europa ka nevojë për rajonin tonë. Edhe Presidenti i VEF, Ambasadori Victor Jackovich, në fjalën e tij u shpreh mjaft inkurajues për ekonominë e për të ardhmen e Kosovës.

Ndërsa në fjalën e tij si nikoqir i konferencës, kryefjala e Kryeministrit Kurti ishte energjia e rinovueshme dhe projektet ambicioze për t’i bërë realitet gjatë viteve të gjelbra në vijim, brenda 10 viteve të ardhshme.

Në këtë konferencë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës e të rajonit morën pjesë shumë sipërmarrës nga vendi dhe Europa, si dhe përfaqësues të Odave Ekonomike, si Dhoma e Biznesit të Diasporës nga Tirana, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, etj. Në kuadër të konferencës pata rastin e kënaqësinë të zhvilloj takime me një numër sipërmarrësish e përfaqësues kompanishë që morën pjesë në këtë Forum Ekonomik”.

Previous
Previous

Lazim Destani, në 5 vjetorin e themelimit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë

Next
Next

Lazim Destani viziton bizneset shqiptare në Bursa të Turqisë