Lazim Destani uron fituesin e çmimit Nobel për Paqe 2020
Presidenti i Nderit të Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare Lazim Destani uron fituesin e çmimit të Nobelit për Paqe për vitin 2020. Ky çmim këtë vit u fitua nga Programi Botëror i Ushqimit, me drejtor ekzekutiv David Beasley.
Në faqen e tij zyrtare në Facebook Presidenti i i Nderit të Dhomës së Biznesit ka uruar fituesin e Nobelit.
“Me rastin e Çmimit Nobel për Paqe që sivjet e fitoi Programi Botëror i Ushqimit, urimet e mia më të mira ia përcjell Drejtorit Ekzekutiv të kësaj Agjencie të Kombeve të Bashkuara, mikut tim David Beasley. Gëzuar gjithë stafit të Programit Botëror të Ushqimit, kudo që ata gjenden të stacionuar nëpër botë!”
Ky vlerësim për Programin Botëror të Ushqimit vjen me motivacionin “për përpjekjet e tij për të luftuar urinë, për kontributin për të përmirësuar kushtet për paqe në zonat me konflikte dhe për të qenit forcë drejtuese për parandalimin e përdorimit të urisë si armë lufte dhe konflikti”. Programi Botëror i Ushqimit është një degë e Kombeve të Bashkuara dhe organizatës më të madhe humanitare botërore që trajton çështjet e urisë dhe promovon sigurinë ushqimore. Ky program arrin të sigurojë ushqim për rreth 93 milionë persona në nevojë në 83 vende të ndryshme çdo vit.