Lazim Destani me deputetin gjerman Beyer, diskutime mbi integrimin dhe Diasporën
Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporësm, Lazim Destani është takuar me deputetin e Budenstagut gjerman, Peter Beyer. Ata diskutuan dhe shkëmbyer mendime mbi tema të ndryshme që lidhen me Ballkanin Perëndimor, si dhe Diasporën Shqiptare në Gjermani.
“Deputetin Beyer, që është dhe Anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, e njoftova në përgjithësi mbi aktivitetet e Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare dhe në veçanti, me aktivitetet që lidhen me komunitetin shqiptar në Gjermani. Në këtë kontekst, biseduam edhe mbi çështjen e Liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, për të cilën gjë KKD para tre muajsh i dërgoi shkresë zyrtare Kancelares Merkel, dhe kësaj teme z. Beyer i kushtoi vëmendje të veçantë”, thotë z. Destani.
Situata aktuale dhe sfidat e shkaktuara nga pandemia ishin gjithashtu pjesë e bisedave mes tyre. Ishte konstatimi i përbashkët i tyre se vështirësitë dhe pasojat që ka shkaktuar pandemia në mënyrë të veçantë po i ndien ekonomia e brishtë e Ballkanit Perëndimor dhe se këto vende kanë shumë nevojë për mbështetje.
“Duke patur parasysh se z. Beyer është dhe Anëtar i Delegacionit Gjerman në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, me të diskutuam edhe mbi gjetjen e rrugëve më të mira për thithjen e fondeve që BE ka planifikuar për rajonin tonë. Ekonomia e vendeve të Ballkanit Perëndimor ka nevojë për rimëkëmbje dhe zhvillim të qëndrueshëm, ndërsa një ekonomi e zhvilluar do të ishte bazë e mirë për zgjidhjen e shumë çështjeve të tjera që e preokupojnë popullatën e këtij rajoni. Vendet tona në të kaluarën janë lënë disi pas dore ndërsa ne shqiptarët tani presim më shumë, presim veprim më dinjitoz dhe përkrahje nga Bashimi Europian”, vijon Destani.
Takimin u mbyll duke e falënderuar z. Beyer për vizitën dhe në veçanti, duke e çmuar lart angazhimin e tij e të Gjermanisë në përgjithësi për mbështjetjen që po i japin Ballkanit Perëndimor për rimëkëmbjen ekonomike si dhe për integrimin e rajonit në strukturat euro-atlantike.