Intervistë e vitit 1992 e Lazim Destanit për shtëpinë televizive TV Art

Këto ditë nëntori, në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, më sollën në kujtesë ngjarjen e largët të vitit 1992. Në atë vit, me rastin e 80 vjetorit të Pavarësisë u mbajt Festivali mbarëkombëtar në qytetin e Shkupit. Ishte ky Festivali i parë gjithëkombëtar i këngës shqipe që i bëri bashkë gjithë ata artistë, aktorë estrade e këngëtarë nga të gjitha trojet tona. I papërshkrueshëm ishte gëzimi i gjithë atyre spektatorëve që e kishin mbushur sallën e shfaqjes cep më cep. 

Jam i lumtur për përkrahjen që i dhashë realizimit të këtij manifestimi kulturor në ato kohë të vështira, por që kurrë nuk kanë munguar momentet e bukura, sidomos ato që sjell jehona e këngës së bukur shqipe!

Kam kënaqësinë t’jua sjell tash pas 28 vitesh këtë video-material arkivor nga intervista ime, realizuar për TV Art, nga gazetari dhe miku im, profesori Ramadan Sinani.  

Festivali i parë gjithkombëtar, “Fest Arb ‘92”, Shkup 1992

Intervista u realizua në zyrat e kompanisë së udhëtimeve, pronë e Destanit, “Sharr Turist”– Tetovë

RS: Zoti Lazim, çka ju shtyri që ta përkrahni materialisht, si sponsor i vetëm, këtë festival të parë gjithëkombëtar?

LD: Për këtë festival gjithëkombëtar m’u drejtuan nismëtarët e festivalit dhe në bisedë me ta e pashë se është e rrugës të mos ndodh që për mungesë mjetesh të mos mbahet ky festival. Për këtë, me gjithë gëzim e pranova dhe në dhjetor poashtu edhe u mbajt. Gjithashtu jam i gëzuar që përfundoi me sukses. Pas përfundimit të festivalit, dëgjova se me të vërtet, përmes shumë bisedave, pata dhe falënderime.

RS: A mendoni se edhe në të ardhmen duhet përkrahur manifestimet e këtilla me rëndësi gjithkombëtare dhe a duhet që edhe biznesmenë të tjerë shqiptarë t’i përkrahin këto manifestime?

LD: Unë jam i mendimit se tash është koha e tillë që duhet ne që kemi mundësi t’i ndihmojmë manifestimet e këtilla, si festivalin apo raste të tjera, për shkak se momentalisht mungojnë mjetet buxhetore. Për këtë arsye u bëj apel afaristëve tjerë që kanë mundësi, të ndihmojmë sepse kemi mjaft intelektualë, persona me ide e punë të mira që mund të bëjnë ç’mos por kur vjen puna te financat, ndalen aty dhe nuk arrijnë t’i realizojnë idetë apo kontributin e tyre. Për atë arsye jam i mendimit në këtë drejtim të mundohemi të ndihmojmë aq sa kemi mundësi, andaj firma ime edhe në të ardhmen do të jetë aty ku e kërkon nevoja, si ky rast.

RS: Me siguri ju jeni dakord që për spektatorët që po na ndjekin të zgjedhim ndonjë pikë muzikore nga xhirimi që u bë në Festival, sepse sa pata mësuar nga shtypi si dhe nga disa biseda tjera, se ju po përgatitni një video-kasetë dhe cili është qëllimi sa i takon fitimeve që do të dalin nga kjo kasetë?

LD: Po, me gjithë qejf dëshiroj që disa këngë të dëgjohen para se me dalë video-kaseta në shitje, kurse së shpejti është në shumëzim e sipër video&audio-kaseta me një program të mirë, pra le ta dëgjojmë…

RS: … jua përmenda në pyetje se, fitimet nga video-kaseta, për çka do të destinohen, për çka do të caktohen?

LD: Për atë, siç e kam thënë edhe diku tjetër, të ardhurat nga video&audio-kaseta si dhe të ardhurat nga shitja e biletave të Festivalit do të ndahen si buxhet në shërbim të kulturës sonë kombëtare, poashtu një pjesë do të jetë edhe për Festivalin e vitit të ardhshëm, që të ketë një buxhet prej përpara. Domethënë firma ime nuk e do as fitimin më të vogël, krejt ia dedikon manifestimeve kulturore.  

RS: Ju faleminderit z. Lazim për këtë bisedë.

LD: Faleminderit juve. 

n ngjeshur sallën e shfaqjes cep më cep. 

Jam i lumtur për përkrahjen që i dhashë realizimit të këtij manifestimi kulturor e kombëtar, të mbajtur në ato vite të vështira, por që kurrë nuk kanë munguar momentet e bukura, sidomos ato që sjell jehona e këngës së bukur shqipe!

Kam kënaqësinë t’jua sjell tash pas 28 vitesh këtë video-material arkivor nga intervista ime, realizuar për TV Art, nga gazetari dhe miku im (tashmë i ndjerë), profesor Ramadan Sinani.  

Festivali i parë gjithkombëtar, “Fest Arb ‘92”, Shkup 1992

Intervista u realizua në zyrat e kompanisë së udhëtimeve “Sharr Turist”– Tetovë

RS: Zoti Lazim, çka ju shtyri që ta përkrahni materialisht, si sponsor i vetëm, këtë festival të parë gjithkombëtar?

LD: Për këtë festival gjithkombëtar m’u drejtuan nismëtarët e festivalit dhe në bisedë me ta e pashë se është e rrugës të mos ndodh që për mungesë mjetesh të mos mbahet ky festival. Për këtë, me gjithë gëzim e pranova dhe në dhjetor poashtu edhe u mbajt. Gjithashtu jam i gëzuar që përfundoi me sukses. Pas përfundimit të festivalit, dëgjova se me të vërtet, përmes shumë bisedave, pata dhe falënderime.

RS: A mendoni se edhe në të ardhmen duhet përkrahur manifestimet e këtilla me rëndësi gjithkombëtare dhe a duhet që edhe biznesmenë të tjerë shqiptarë t’i përkrahin këto manifestime?

LD: Unë jam i mendimit se tash është koha e tillë që duhet ne që kemi mundësi t’i ndihmojmë manifestimet e këtilla, si festivalin apo raste të tjera, për shkak se momentalisht mungojnë mjetet buxhetore. Për këtë arsye u bëj apel afaristëve tjerë që kanë mundësi, të ndihmojmë sepse kemi mjaft intelektualë, persona me ide e punë të mira që mund të bëjnë ç’mos por kur vjen puna te financat, ndalen aty dhe nuk arrijnë t’i realizojnë idetë apo kontributin e tyre. Për atë arsye jam i mendimit në këtë drejtim të mundohemi të ndihmojmë aq sa kemi mundësi, andaj firma ime edhe në të ardhmen do të jetë aty ku e kërkon nevoja, si ky rast.

RS: Ju faleminderit, me siguri ju jeni dakord që për spektatorët tanë të zgjedhim ndonjë pikë muzikore nga xhirimi që u bë në Festival, sepse sa pata mësuar edhe nga shtypi edhe kështu nga disa biseda tjera, se ju po përgatitni video dhe audio-kasetë për spektatorët tanë dhe çfarë qëllimi ka për financat që do të dalin nga kjo video dhe audio-kasetë?

LD: Po, me gjithë qejf dëshiroj që disa këngë të dëgjohen para se me dalë video-kaseta në shitje, kurse së shpejti është në shumëzim e sipër video&audio-kaseta me një program të mirë, pra le ta dëgjojmë…

RS: Jua përmenda në pyetje se… fitimet nga video-kaseta, për çka do të destinohen, për çka do të caktohen?

LD: Për atë, siç e kam thënë edhe diku tjetër, të ardhurat nga video&audio-kaseta si dhe të ardhurat nga shitja e biletave të Festivalit do të ndahen si buxhet në shërbim të kulturës sonë kombëtare, poashtu një pjesë do të jetë edhe për Festivalin e vitit të ardhshëm, që të ketë një buxhet prej përpara. Domethënë firma ime nuk e do as fitimin më të vogël, krejt ia dedikon manifestimeve kulturore.  

RS: Ju faleminderit z. Lazim për këtë bisedë.

LD: Faleminderit juve. 

Previous
Previous

Lazim Destani në Konferencën mjekësore ndërkombëtare: Jeni heronjtë e këtij viti.

Next
Next

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare shënon një vjetorin e saj