Gjermani / Lazim Destani vlerëson takimin tradicional letrar “Azem Shkreli”
Sot në Dyzeldorf u mbajt Takimi Tradicional Letrar “Azem Shkreli”. Nën organizimin e Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani ky manifestim mbahet për çdo vit në qytete të ndryshme gjermane duke bërë bashkë krijues, artistë e dashamirës të shumtë të fjalës së shkruar.
Në këtë manifestim mori pjesë edhe z. Lazim Destani, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës.
Në fjalën e tij përshëndetëse ai e çmoi lart veprimtarinë krijuese e patriotike të shkrimtarit e poetit tonë të shquar, Azem Shkreli, me të cilin kishte afërsi dhe shumë kohë të kaluar së bashku.
Në këtë ngjarje letrare u prezantuan recitale të bukura kushtuar poetit Azem Shkreli si dhe në përmbyllje të saj u promovuan dy libra nga autorët Martin Quni dhe Sead Ramadani.