Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Diasporë

Ahmetaj fton diasporën për investime, pas garës për zonat e lira ekonomike:

“Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një treg të përbashkët, pa asnjë pengesë. Pasi barrierat aktuale janë duke u shndërruar, por mund të shndërrohen, edhe në pengesa për zhvillime të tjera pozitive ekonomike mes nesh”, tha Valon Mirati, ministër i Diasporës së Kosovës.

Unioni Global i Biznesmenëve Shqiptar në Botë, e mbylli me sukses të plotë - forumin katër ditor ekonomiko-financiar Prishtin -Tiranë. E cila, ka qenë një nga ngjarjet mbarkombëtare, në fushën e biznesit shqiptar me e medh e historisë së Diasporës Shqiptare, në Botë. Në të culën u mblodhën më shumë se 40 biznesmën e afaristë të suksesshem nga 17 vende të botës, - përfshirë edhe diasporën më të fuqishme në Botë, atë, të SHBA- që për katër ditë me rradhë, duke mbajtur atë nën kujdesin e Dr Naim Dedushaj - Drejtor për Diasporën ideator dhe kreatori i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, dhe ministri i Republikës së Kosovës, për Diasporën, zoti Valon Murati, - një nga forumet më të susksesshme ekonomike financiare.

Në këtë forum katër ditor, morën pjesë dhe promotorët e këtij aktiviteti "divi" i biznesit shqiptar, Presidenti i nderit, zoti Lazim Destani, Presidenti i rrjetit, z. Nazar Mehmeti, një veprimtar i dalluar nga Dallasi, biznesmeni i suksesshëm z Elmi Berisha, nën kryetar i RRBSHB, biznesmeni që ka investuar në Kosovë, z Ismet Smaji, sekretar i këtij Unioni, dhe kryetari për Europë i Unionit, z Yll Blakaj,

Kjo veprimtari kulmojë me dy takimet e fundit; atë të Prishtinës dhe ai në Tiranë, ku morën pjesë kryeministri i Kosovës, z.Isa Mustafa dhe disa anëtarët e kabinetit të tij - si edhe ai në Tiranë, me pjesëmarrjen e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj,

Ky forum, u shpreh në fillim të fjalës së tij, zoti Dedushaj, është një shëmbull konkret se si të ndihmohet zhvillimi i vendeve tona respektivisht Kosova dhe Shqipëria nga Diaspora shqiptare, nëpër botë, e cila ka dhën një kontribut të jashtzakonisht të madh në shërbim të kombit shqiptar.

“Ne sot, tha ai ndihemi krenar që në mesin tonë kemi së bashku me ne janë edhe disa afaristë dhe veprimtarë të dalluar të diasporës, tonë, nga Europa, Australia dhe SHBA, të cilët kurr nuk u ndalën duke punuar për çështjen Shqiptare, e në veçanti për Kosovën – duke qenë edhe pjesë e fuqishme e luftës për liri dhe e realizimit të pavarësisë së Kosovë".

Duke folur shpesh herë gjatë moderimit , drejtori për Diasporën në qeverinë e Kosovës, zoti Dedushaj, tha se:

"Biznesmenët nga diaspora shqiptare, të cilët kan dhënë shumë për luftën e Kosovës, clirimin dhe pavarësinë e saj, luftën në Maqedoni dhe Luginën e Preshevës, sot të vetëm gjë që kërkojnë nga institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë, është që ato së bashku duhet t’iu krijojnë, atyre kushte më të mira për të investuar, zhdukur korrupsionin dhe burokracinë, pasi ata janë ndeshur shpeshherë në pengesa dhe vështirësi nga më të ndryshmet. Në anën tjetër, ka edhe zyrtarë të qeverive që atyre vetëm u kan premtuar se do të vazhdojnë të krijojnë kushte më të mira për investime nga diaspora shqiptare, por deri tani kan mbetur vetëm në premtime".

Këto deklarata janë bërë në forumin ekomomik, “Përmirësimi i ambientit për investime nga investitorët e diasporës në Kosovë”, ku gjatë fjalës së tij, drejtuesi i këtij forumi katër ditor, zotit Naim Dedushaj, i cili ka thënë se për Kosovën është shumë i njohur kontributi i bashkatdhetarëve tanë dhe në përgjithësi kontributi i diasporës shqiptare.

Ndërsa, presidenti i Rrjetit të Biznesit të Diasporës Shqiptare, Nazar Mehmeti, një veprimtari i dëshmuar i cështjes kombëtare, ka thënë se krejt çka kërkojnë biznesmenët shqiptarë nga institucionet e Kosovës, është që t’iu mundësojnë atyre të investojnë në Kosovë.

“Ky është viti i parë, takimi i dytë i këtij rrjeti në mesin e shqiptarëve në diasporë, por është një fillim i mbarë dhe i madh... Siç thamë, ne s’duam asgjë nga ju zonja dhe zotërinj, vetëm ndihmën tuaj që ne të investojmë... Kemi qejf që brenda natës t’i bëjmë fabrikat e t’i rregullojmë, kjo nuk është e pamundur, është e mundur, por gjërat e mira vinë ca ngadalë, por jo shumë ngadalë, duhet t’i shtyjmë pak, t’i shtyjmë ne me ndihmën tuaj”, është shprehur Mehmeti.

Zoti Lazim Destani, i cili është kryetar nderi i Rrjetit të Biznesit të Diasporës Shqiptare, është shprehur i bindur se trojet shqiptare mund të zhvillohen më shumë ekonomikisht, prandaj ka kërkuar që biznesmenëve nga diaspora shqiptare t’iu hapen rrugët për investime.

“Le të shfrytëzojmë këtë sinergji ekonomike për zhvillimin e përgjithshëm të trojeve tona... Ne jemi partneri me adresë më relevante për autoritetet dhe institucionet tona për të koordinuar dhe hapur rrugët për investime në biznese në këto troje. Shpeshherë, tha ai ne kemi provuar të hasim në vështirësi dhe barriera të natyrave të ndryshme.

Por tani nuk kërkojmë asgjë më tepër se gjithandej nëpër botë... Nëse, në botë ia dalim atëherë, pse jo edhe në viset tona. Të bashkuar në biznes dhe investime, le ta ndërtojmë të ardhmen tonë, le të investojmë për pasardhësit tonë. Këtë të gjithë ne dhe ju ua kemi borxh atyre dhe vata nit”, ka deklaruar Destani.

Biznesmeni i fuqishëm shqiptarë Lazim Destani, ka kërkuar nga dy qeveritë e dy shteteve tona Kosovës dhe Shqipërisë, dhe nga të gjihë liderit shqiptarë që të punojnë e mendojnë për të krijuar një qëndër të përbashkët biznesi mbarë kombëtare - me qendër në Prishtinë ose në Tiranë, e cila do të lidhi edhe më shumë bizneset shqiptare me vendorigjinën e tyre dhe do ti kontribojë zhvillimit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Më tej Destani, ceku faktin se afaristët dhe biznesmenët shqiptarë në diasporë, nuk kërkojnë asgjë më tepër, se gjithë andej nëpër botë, thjesht që të investojnë në këto troje, ku akoma simbas tij importojmë shumëçka – kur ne dimë dhe kemi resourse t’I prodhojme dhe bejmë vetë, më lirë dhe më mirë.

“Nëse nëpër botë ia kemi dalë pyeti ai atëhere pse jo në viset tona jo? Të bashkuar në biznese dhe investime, le të ndertojmë të ardhmen tonë të përbashkët, le të investojmë për pasardhësit tanë, këtë të gjithë , ne dhe ju ua kemi borxh atyre dhe vatanit” përfundojë fjalën përshëndetëse, Presidenti i nderit i Unionit Global të biznesve Shqiptare në Diasporë, Lazim Destani.

Nderkaq, Ministri Ahmetaj me këtë rast prezantoi mundësitë që ofron Shqipëria, para sipërmarrësve të diasporës shqiptare, të cilët i ftoi të bëhen pjesë e garës ndërkombëtare, që hapet në muajin korrik, siç u shpreh ai, për zonat e lira ekonomike.

Ai në fjalën e tij, i përkufizojë këta përfaqësues të biznesit shqiptar në diasporë si u shpreh Ahmetaj si qëndra të "gravitetit" dhe ekselencës dhe sipërmarrjes së shqiptarëve kudo në botë.

"Ju jeni simboli i asaj që shqiptarët, i kan sot të gjitha mundësit të vertetuar me fakte, këto, që jeni ju ata që ja keni dal mbi ekonominë globale mjaft të vështirë, qoftë në Europë, SHBA, Azi dhe kudo që jeni - Dhe, e gjithë, kjo është një shenjë e mirë edhe për të gjithë ne; në Shqipëri, Kosovë e të gjitha trevat shqiptare, me një besim i plot, për të mësuar se kemi mundësi 'tja dalim edhe ne me ekonomin shqiptare ekonominë kosovare - pra gjithë ekonominë shqiptare t'a bëjmë konkuruese dhe më sa parë të futemi në Bashkimin e Europian, por edhe duke qenë pjesë e Europës"

Më pas ministri Ahmetaj, u ndal pak dhe tek ligji për koncesionet, që si tha ai pritet të lehtësojë procedurat për partneritetin publik-privat, ligjin e investimeve dhe atë të turizmit. Projekte të tjera të shpalosura nga ministri Ahmetaj ishin ndërtimi i tre aeroporteve; të Vlorës, Sarandës e Kukësit, pas heqjes së ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare të Aeroportit “Nënë Tereza”; apo ftesa ndaj sipërmarrësve të pranishëm për ndërtimin e porteve të jahteve apo hoteleve, ku për çdo hotel me 5 yje, siç u shpreh Ahmetaj, shteti ofron licencë falas për ushtrimin e aktivitetit të kazinosë.

Kurse, Ministri i Diasporës së Kosovës, zoti Murati, tha se unë pavarësisht se jam pjesë e kësaj qeverie , por kur ka vend për kritika , athere nuk ngurojë, të bëjë kritika, aty ku ka vend për të tilla. Ai tha se ekzistojnë ende barriera mes dy vendeve, që duhet të kapërcehen sa më shpejt, nga të dyja qeveritë.

“Shqipëria dhe Kosova, duhet të kenë një treg të përbashkët, pa asnjë pengesë. Pasi barrierat aktuale janë duke u shndërruar, por mund të shndërrohen, edhe në pengesa për zhvillime të tjera pozitive ekonomike mes nesh”, tha Valon Murati, ministër i Diasporës së Kosovës.

Me pas pershendeten dhe diskutuan kete takim edhe nenekryetari i ketij forumi zoti Elmi Berisha si dhe kryetari per Europe Ylli Blakaj si dhe pati pyetje te shumta nga anetaret e ketij rrjeti te interesuar per te investuar ne Shqiperi dhe Kosove. Nën kryetari i Përgjithshëm i këtij Unioni, zoti Elmi Berisha, biznesmen sukseshëm , dhe veprimtar i dalluar i komunitetit shqiptar në SHBA, solli një përshëndetje të zjarrtë të të gjithë afaristëve dhe biznesmenëve të shqiptarëve të Amerikës, kryesishtë në zonën e ashtuquajtur të “Tri-Shteshtit”.

Gjatë gjithë kësaj kohe, u shpreh zoti Berisha që Kosova ka qenë e lirë, dhe, besojë, se nuk ka qenë ndonjëher më e përshtashme se sa tani për të investuar nga ne të gjithë, dhe të japim edhe kontributin tonë në zhvillimin e përparimin e saj. Ngaqë mendojë se erdhi, edhe koha që të bien brengat dhe te rritet besimi, duke dal në pah dëshira dhe mundësit e mërgatës shqiptare, eshte koha per te hedhur shikimin per investime konkrete ne Shqiperi dhe Kosove.

“Mbasi, diaspora shqiptare gjatë gjithë historisë së saj ka luajtur një rolë historik,ku edhe lufta heroike e armatosur, u suportua dhe ndihmua shumë nga diaspora shqiptare. Shqiptarët në diasporë, krijuan mundësi të reja kur erdhi fjala deri tek lufta për liri dhe pavarësinë e Kosovës dhe të drejtat e shqiptarëve të nëpërkëmbura në Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe Çamëri, kur edhe krijuan sistemin paralel ”

Më tej zoti Berisha tha se:

”Megjithëse, në Kosovë gjatë çlirimit të saj dhe pavarësisë situata e saj ka pasur lëvizje të ndryshme, të cilat mund të pohohet se mbas viti 2001 sikur ranë pak, kryesishët ishte ajo diaspora shqiptare dhe ajo në SHBA, dhe Europë, e cila e riktheu besimin, duke e rigjallëruar jetën e përditëshme në Kosovë e në të gjitha trojet shqiptare, ku një meritë të veçantë sot i jepet edhe afaristëve dhe biznesmenëve shqiptarë, veprimtarëve të dalluar të saj - në vendin mik i madh i shqiptarëve, pra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Së fundi, duke ju drejtaur dy ministrave nënkryetari i Rrjetit të Biznesve Shqiptare në Botë, zoti Elmi Berisha, tha se:

“Më lejoni që duke shprehur besimin se keto dy qeveri, ky lider, do të na ofrojë më të mirën, të gjithëve ne, për të ardhur dhe investuar në Kosovë dhe të ndihmojmë edhe ne ne në zhvillimin e saj – jam më se i bindur; se edhe një herë, duke besuar edhe në mundësit tona , në dedikim tonë moral , njerëzor dhe kombëtar, ekonomik dhe poliitik, diaspora shqiptare, veprimtarët e saj, afaristët dhe biznesmenët, do të bëjnë më të mirën për Kosovën” Por, vetëm na jepni një shancë dhe na “hapni rrugët”, se mëpastaj jemi ne vet, që do ta tregojëm siç e kemi treguar vetveten për atë se çfarë mundet dhe do të bëjmë për Kosovën dhe zhvillimin e saj“

Biznesmeni i sukseshem nga Vjena Yll Blakaj, kryetar i ketij rrjeti per Europe, ka pershendetur cdo njerin per kete pjesmarrje dhe kete interesim te madh qe treguan per te bere dicka per Kosoven dhe Shqiperine.Ai ka faleminderuar ne menyre te vecante grupin e biznesmenve shqiptar nga Austria per kontributin e tyre. Duhet theksuar se gjatë këtyre ditëve kryetarët e rrjeteve të unionit shqiptar, miratuan platformën e Unionit Global, duke e votuar atë së bashku me statutin e saj, si dhe i përcaktuan rregullat e funksionimit të unionit. Nga këto takime u vendos, që edhe për një vit kryetar i Unionit Global të Biznesmenëve të Diasporës Shqiptare, të mbetet biznesmeni i njohur shqiptarë në Dallas- SHBA, zoti Nazar Mehmeti, dhe nëkryetar zoti Elmi Berisha nga Nju Jorku, si dhe Ismet Sjmali sekretar i përgjithshëm.

Kryetar nderi mbetet me unimanitet biznismeni i suksesshëm nga Tetova - Lazim Destani

Ndërsa, me këtë rast Nju Jorku, u zgjodh vendi mikpritës ku do të mbahet vitin e ardhshëm takimi i dytë i Unionit Global të Biznesmenëve të Diasporës shqiptare.

Gjithashtu gjatë, këtyre katër ditëve biznesmenët e dalluar shqiptarë në botë, diskutuan në frymën e mirëkuptimit mbi modalitetet e të bërit biznes në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe treguan përvojat e tyre të suksesit në biznes në vendet ku ata jetojnë dhe veprojnë.

Unionit Golbal i Bizneseve shqiptare, ne këtë form eshte mbajtur edhe një vit më parë me iniciativën e Ministrisë së Diasporës, dhe i përkrahur nga UNDP-ja duke pasur si nikoqir të këtij takimi vjetor Rrjetin e bizneseve shqiptare në Austri, i cili funksionon që prej një viti në Vjenë. Ky forum i cili ka qenë një prej aktiviteteve më të rëndësishme ekonomikë - e financiar i shqiptarëve nga diaspora në mbyllje të tij në Hotel Tirana, ka përfunduar me një fotografi të përbashkët të të gjithë pjesëmarrësve, ku në mënyrë simbolike, 17 kryetarët dhe më shumë se 40 afaristë shqiptarë nga diaspora, përfshirë edhe drejtorin e Insitutit të Diasporës dr Naim Deduashaj dhe Ministrin e Diasporës së Republikës së Kosovës dr Valon Muratin, shtrënguan lidhën-duart, në shenjë të bashkimit kombëtar dhe me dy pëllëmbat e dorës në formën e krahëve të shqiponjës.

Previous
Previous

Intervistë në gazetën Zëri: Diaspora shqiptare, investimet e huaja dhe stabiliteti politik

Next
Next

Lazim Destani takoi ambasadorin Walker