Diskutime mbi ekonominë me Ministrin e Shqipërisë për Diasporën

Lazim Destani dhe Pandeli Majko, Ministër i Shqipërisë për Diasporën, në zyrat e familjes Destani në Dyzeldorf kanë diskutuar mbi mundësitë e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

Gjatë këtij takimi që u realizua me ftesë të z. Destani u mbuluan një sërë temash përfshirë këtu dhe rrugët për zhvillimin e turizmit në Shqipëri. Lazim Destani dhe z. Majko gjithashtu biseduan edhe mbi mundësitë si dhe pengesat për investime të huaja në Shqipëri dhe më gjerë në rajon.

Ministri për Diapsorën u informua nga z. Destani për rrjetin global të bizneseve të familjes së tij, si një punëdhënës i rëndësishëm për shqiptarët dhe komunitetet tjera në Europën Juglindore si dhe për shumë njerëz anembanë botës. Me këtë rast z. Majko e falënderoi z. Destani për aktivitetet e tij të shumëanshme lidhur me çështjet e diasporës.

Previous
Previous

Diksutime për projekte konkrete të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare

Next
Next

Reflektim mbi Pavarësinë e Kosovës